Vitia: Jasharajt, altar i madh i guximit

Prishtinë | 06 Mar 2024 | 14:45 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka bërë homazhe në Prekaz me rastin e 26-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Me anë të një postimi në Facebook, Vitia tha se këto tre data të marsit, na e kthjellojnë mendimin mbi çka jemi e çka kemi në rrënjë të lirisë sonë.

“Ata ranë të gjithë pa asnjë pikë pezmi, pa mëdyshje, pa u sprapsur, pa u dorëzuar.”, ka shkruar ai.

“Jasharajt, altar i madh i guximit.”, shtoi ai.

“Nderim përjetësisht veprës së Adem Jasharit dhe bashkëluftëtarëve të tij!”, u shpreh Vitia.

“Lavdi Dëshmorëve të rënë për lirinë!”, përfundoi ministri Vitia.

Të ngjashme