Vitia: Pandemia na tregoi të gjithëve se sa i rëndësishëm është shëndeti

Prishtinë | 08 Pri 2024 | 11:40 | Nga Flutura Sogonjeva Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Shënim të Ditës Botërore të Shëndetit, Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, të hënën organizuan konferencë me temë “Shëndeti im, e drejta ime”, me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Shëndetit, raporton Ekonomia Online.

Aty u tha se edhe në këtë ditë sistemi shëndetësorë po përballet me sfida të ndryshme, pacientët me mungesë të barnave e shumë shërbimeve shëndetësore, e punëtorët shëndetësorë vazhdojnë të mbajnë barrën e ofrimit të shërbimeve për të gjithë pacientët, përkundër që janë të pakët në numër.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia,  tha se po punohet që të gjithë pacientët të kenë qasje të barabartë në shërbime shëndetësore, e trajtim të dinjitetshëm.

“Dita Botërore e Shëndetit është me rëndësi për të ritheksuar misionin tonë të veçantë që shëndetin ta trajtojmë si një temë themelore për të gjithë. Pandemia të gjithëve na tregoi se sa i rëndësishëm është shëndeti dhe sa fragjil jemi karshi sfidave dhe vetëm falë punës së personelit shëndetësorë arritëm ta kalojmë këtë sfidë. Përkundër të arriturave të mëdha në shëndetësi në mbarë botën, e drejta për shëndetin e gjithë njerëzve rrezikohet nga sëmundjet infektive, malinje, ndotjeve e emergjencave tjera shëndetësore. Përkundër kësaj, ne të gjithë kemi përgjegjësinë për organizim të mirë për të përmbushur synimet tona që lidhen me përparimin e shëndetit përmes hartimit të ligjit dhe krijimit të lehtësirave për informim për qasje të barabartë në shërbimet shëndetësore”, tha Vitia.

Ndërsa, drejtori i Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, Naser Ramadani tha se po punohet për të pasur qasje dhe trajtim të dinjitetshëm për pacientët.

Në vazhdën e rezultateve ai përmendi edhe programin e imunizimit. Ndërkaq, gjatë konferencës u ngrit edhe nevoja për funksionalizimin e sigurimeve shëndetësore.

Drejtori ekzekutiv i IKShPK-së, Naser Ramadani, tha se IKSHP- ja po zbaton me sukses synimet bazë drejt përmirësimit të shëndetit në bashkëpunim me ministrinë e shëndetësisë, organizatën botërore të shëndetit, e institucionin e avokatit të popullit.

Ndërkaq Arben Vitia,  ministër i Shëndetësisë tha se Dita botërore e shëndetit është një ditë me rëndësi për të ritheksuar faktin e veçantë mbi shëndetin. Njëkohësisht për tu treguar sa më real me sfidat që janë gjithnjë më komplekse si faktor, pandemia na tregoi se sa me rendësi është shëndeti dhe me vetëm me punën e profesionistëve shëndetësorë arritëm ta kalojmë.

Vitia tha se shumë prej profesionistëve shëndetësorë edhe humbën jetën në krye të detyrës duke u shprehur ngushëllime familjarëve e kolegëve të tyre.

“Ne të gjithë kemi përgjegjësinë për përkushtimin e përmbushjes së synimeve që lidhen me ruajtjen e shëndetit përmes hartimit të ligjeve, planeve rritjes financiare dhe qajes së barabartë, kjo kërkon një vullnet të lartë politik, gadshmëri për të siguruar mbështjetje dhe mbi të gjitha angazhim për të bashkëpunuar me të gjithë me qëllim që pacientit ti sigurohen kushtet e kërkuara”, ka thënë Vitia.

Vitia tha se po zbatohet me sukses kalendari i vaksininimit me theks të veçantë ajo vaksinës tek vajzat e reja kundër kancerit të mitrës.

Ai permendi Ligjet për shëndetësi, pajisjet mjekësore duhen, për të cilat tha se e qëllim kryesor e kanë përmirësimin e infrastrukturës ligjore.

“Ne do vazhdojmë natyrisht angazhimin tone për te mbetojtur te drejrën e secilit, ajr të pastër, cilësi të mirë, etj.”, ka thënë Vitia.

Vitia bëri Thirrje që të  punohet së bashku për ta bërë mjekësinë në vend ku secili gjen shërbimin e duhur.

E Majlinda Sinani -Lulaj nga institucioni i avokatit të popullit foli për pjesën e të drejtave të garantuara të lidhura me shëndetin.

Sfidat të cilat në një ditë si kjo  s’ duhet ti atribuojmë vetëm si obligim i qeverive por i të gjithëve.

“Institucioni i avokatit të popullit ka 58 raste për hetim, 5 raste sipas detyrës zyrtare për çështje si probleme sistemike, kryesisht kanë të bëjnë me qështje që lidhen me mungesën e furnizimit me barna, etj”, tha Sinani-Lulaj.

Sinani Lulaj tha se mandati i fundit është duke e bërë monitorimin e personave që mbahen në burgje, spitale e qendra kujdesi për moshat e shtyera.

I pranishëm ishte edhe Olesandr Martynenko nga organizata botërore të shëndetësisë, i cili tha se

shëndeti është e drejtë fundamentale. Ai prezantoi një video e cila sipas tij tregon pse shëndeti duhet të jetë e drejtë humane.

E Besim Kodra nga Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë tha se Kosova ende nuk po mundet ta reformojë sistemin shëndetësor e që sipas tij duhet te bëhet ndërrimi i fokusit nga sëmundjet tek pacientët, e kujdesi i integruar shëndetësor.

“Përzgjedhja e mjekut familjar është një prej gjërave më të mira që nga filluar nga ministria e shëndetësisë, mbulimi universal shëndetësore, forcimi i komunitetit, nuk mundet shteti me bë punën e vet, nëse si ka aleat edhe komunitetin, dhe ligji antiduhan duhet me u shty para”, tha Kodra.

Krejt në fund, minsitri Vitia shtoi se janë ndarë 15 milionë për sistemin informativ, duke thënë se janë formuar grupet punuese, dhe  implementimi do bëhet ashtu siç duhet.

Të ngjashme