Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka treguar për punën e ministrisë së tij për këto 100 ditë, duke thënë se kanë siguruar doza të vaksinave kundër Covid-19, që dp të arrijnë të imunizojnë mbi 60% të popullatës në Kosovë, raporton Ekonomia Online.
Vitia theksoi se ka miratuar planin për vaksinim masiv.
“Në 100 ditët e para MSh ishte përqendruar në menaxhimin e pandemisë, ditët e para kanë qenë sfidë për shkak të numrit të lartë të rasteve MSh-ja në bashkërendim me hisedarët ka përditësuar masat. MSh ka miratuar planin për vaksinim masiv dhe kam krijuar 278 ekipe të vaksinimit”.
“Për informacion, deri më sot në Republikën e Kosovës kanë arritur 392 mijë e 980 doza dhe deri në fund të vitit janë siguruar mbi 2 milion doza që na mundëson të arrijmë objektivin tonë për imunizimin e 60% të popullatës, bile edhe më shumë”