Vitia sërish ministër – qytetarët shpresojnë të punojë: Më mirë ai, se pa udhëheqës fare

Prishtinë | 27 Dhj 2022 | 10:41 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Arben Vitia është emëruar për të dytën herë Ministër i Shëndetësisë, e në lidhje me këtë qytetarët e intervistuar nga Ekonomia Online presin më shumë punë nga ai.

Ata madje u shprehën se është më mirë të udhëheq Vitia me Ministrinë e Shëndetësisë, se të mbetet pa udhëheqës fare ky institucion.

Murat Kryeziu, tha se shpreson që këtë herë Vitia të punojë, pasi sipas tij, më herët nuk ka punuar.

“Kurgja s’ka bërë as më herët, por pe vlerësojë mirë, tash të shohim se çka do të bëjë. Ndoshta do të punojë” tha ai.

Hysni Thaqi, tha që është më mirë që Vitia është bërë përsëri ministër se sa Ministria të jetë pa udhëheqës.

“Mendoj që më mirë është që të zgjidhet ai se sa të jetë ministria pa ministër, konsideroj që ka një provojë edhe të më hershme, do të jetë më mirë sigurisht se pa ministër”.

“Me qenë se ju ka dhënë shansin ai duhet me dëshmuar vetën hapësirë ka mundësi ka, do të ishte mirë edhe për të edhe për qytetarët që ai të angazhohet më tepër, të punojë më tepër dhe të krijoj rrethanat për shëndetësinë sa ma të mira që është të mundshme”, tha ai.

Ize Krasniqi beson që Vitia do të punojë shumë në sektorin ë shëndetësisë, raporton EO.

“Për mendimin tim është vendim i mirë shumë. E ka edhe atë profesion, për mendimin tim është mirë, ma i mirë se sa ata dy të tjerët është. Për 90 për qind po, ka aftësi”.

E një qytetar nga Turqi që jeton në Kosovë, tha se karizmatik dhe se publiku ka respekt për të.

“Arben Vitia është njeri shumë karizmatik, njeri humanist dhe njeri i mirë në publik ka respekt pse jo”, tha ai.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme