Vitia takon banorët e lagjes “Ulpiana”: Do të jem zëri juaj, projektet duhet shtyrë përpara

Prishtinë | 04 Nën 2021 | 19:48 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga Lëvizja Vetëvendosje Arben Vitia, ka zhvilluar takim me banorët e lagjes “Ulpiana”, raporton Ekonomia Online.

Me këtë rast ai tha se projekti i renovimit të soliterave është obligim dhe se duhet të përfundojë me kohë.

“Na e kemi obligim përshkrimin tonë të detyrës që mos me u vonuar projekti dhe me përfunduar ashtu siç duhet, dhe jo me u vonuar siç ka ndodhur deri tash. Nuk po më intereson si duket në kompjuter po se si bëhet në realitet”.

Mes tjerash Vitia tha se projektet e tilla duhet të shtyhen përpara dhese do të dëgjohet zëri i kërkesave të qytetarëve.

“Projektet nuk shtyhen përpara nëse nuk ka llogaridhënie për puënt e nisura dhe ju duhet të jeni ai zëri që nuk duhet të ndaleni së kërkuari drejtat e juaja. Puna nuk kryhet tu ndejt dhe me fjalë, por nevojitet që komuna me shty projektin përpara pa asnjë vonesë”.

“Qytetarët janë shumë të mirë, model dhe shumë të durueshëm, sidomos për këto projekte që keni pritur që gjashtë muaj”, theksoi tutje Vitia.

Vitia poashtu foli edhe për shkollat dhe problematikat që nxënësit dhe prindërit kanë hasur deri tani mbi infrastrukturën e tyre.

Njëra nga arkitektet e këtij projekti, Nafije Gashi tha se që nga fillimi i dorëzimit të projektit ka tash e gjashtë muaj që kanë hasur në probleme për nisjen e tij, raporton EO.

“Në momentin që kemi dorëzuar projektin kanë dalur edhe përmisime dhe tash që gjashtë muaj është zvarrit ky projekt, jemi duke pritur që të hidhet drita e gjelbër sepse është investim 2 milionë euro. Besoj se ja vlen ky projekt dhe nuk ka ndonjë arsye që të mos realizohet ky projekt”.

Të ngjashme