Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, se masat aktuale janë në fuqi deri më 18 prill, raporton Ekonomia Online.
Ndërkohë theksoi se po bisedohet për hapat që do të merren në të ardhmen.
“Ne kemi paralajmëruar nga fillimi se këto masa do të jenë në fuqi deri më 18 prill që i bie kësaj të diele. Në ndërkohë MSH ka formuar grupe punuese me të gjithë hisedarët, duke filluar nga bizneset, nga bashkësitë e religjionit dhe nga të gjithë akterët e tjerë në mënyrë që të gjithë të bëhemi akterë”, tha Vitia.
“Të gjitha rekomandimet nga kryetarët e komunave, por jo vetëm, edhe nga hisedarët e tjerë, përveç rekomandimeve që i kam dhënë, jemi zotuar që bashkërisht, të bashkë rendohemi për respektimin e këtyre masave dhe nuk kam asnjë dyshim që bashkërisht me të gjithë hisedarët dhe natyrisht me ndihmën e juaj, ne shumë shpejt do t’i ulim numrat dhe shumë shpejt pastaj edhe me sigurimin e vaksinave di t’i vije fundi edhe progresit të pandemisë”, tha Vitia.