Gazetari i cili mbulon sektorin e Shëndetësisë, Bujar Vitija, ka reaguar me një shkrim në llogarinë e tij në Facebook për rastin e foshnjës së pajetë në Spitalin e Pejës ku dyshohet se u fut në lavatriçe brenda spitalit.
Vitija thotë se sipas burimeve nga Spitali i Pejës për këtë rast të tmerrshëm ka qenë në dijeni edhe drejtoria e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) dhe se menaxhmenti i këtoj spitali ka qenë i njoftuar javën e kaluar.
Sipas gazetarit, është “çnjerëzore” se si rasti ka tentuar të fshihet.
“Është çnjerëzore rasti që ka ndodhur me foshnjën e vdekur e cila u fut në rrobalarëse me çarçafë. E aq më tepër që rasti është tentuar të mbahet i fshehtë. Shkarkimi i të gjithë përgjegjësve për rastin dhe tentim fshehjen është akti më i pakët që duhet të ndërmerret sa më parë!”, shkruan Vitija.