Sipas OKB-së, në Jemen ndodhen rreth 280 mijë refugjatë, kryesisht nga Somalia
Në Jemen,
ku vazhdon lufta civile, gjatë vitit të kaluar kanë mbërritur rreth 150 mijë
refugjatë nga vendet afrikane.
Zyra e përfaqësuesit të lartë të Kombeve të Bashkuara për
Refugjatë (UNHCR) njoftoi se në Jemen, përkundër luftës civile, urisë dhe
epidemive të sëmundjeve të ndryshme, gjatë vitit të kaluar kanë mbërritur 150
mijë refugjatë afrikanë.
Më tej theksohet se në mesin e tyre 90 për qind janë shtetas
të Etipoisë, dhe 10 për qind nga Somalia. Sipas UNHCR-së, kryesisht bëhet fjalë
për të mitur pa përcjellje prindërore.
OKB nënvizon se në Jemen ndodhen rreth 280 mijë refugjatë,
shumica nga Somalia.