Vitin e Ri në Times Square mund ta presin vetëm personat e vaksinuar kundër Covid-19

Prishtinë | 17 Nën 2021 | 11:40 | Nga Ekonomia Online

Times Square i New Yorkut do të mbushet edhe një herë me njerëz në natën e ndërrimit të motmoteve më 31 dhjetor, njoftoi të martën kryebashkiaku, Bill de Blasio, por vetëm nëse ata janë plotësisht të vaksinuar kundër COVID-19.

Vitin e kaluar, shkaku i pandemisë u lejuan vetëm një pjesë e vogël të të ftuarve, përfshirë punëtorëve thelbësorë, të cilët ishin angazhuar që të kujdesen për rënien e topit ikonik të natës së Vitit të Ri, duke sinjalizuar fillimin e vitit 2022, raporton reuters.

“Më në fund mund të kthehemi përsëri së bashku”, u tha de Blasio gazetarëve, duke mbrojtur rimëkëmbjen e qytetit të njujorkez pas më shumë se një viti të vështirë pandemik. “Do të jetë e mrekullueshme, do të jetë një gëzim për këtë qytet”, shtoi ai.

Vizitorëve në zonë do t’u kërkohet të dëshmojnë se janë vaksinuar dhe letërnjoftimin, tha de Blasio. Pikat e kontrollit të sigurisë do të jenë në vend për të kontrolluar dokumentacionin e atyre që kërkojnë të hyjnë në Times Square për festimet.

Tom Harris, president i Aleancës Times Square tha se “Nëse nuk jeni në gjendje të vaksinoheni për shkak të një paaftësie, ne do t’u kërkojmë një provë të një testi PCR negativ brenda 72 orëve”. Do të kërkohen edhe maska për ata që nuk mund të vaksinohen, shtoi ai.

Në fillim të këtij muaji, autoritetet shëndetësore të SHBA autorizuan vaksinën kundër COVID-19 nga Pfizer dhe BioNTech edhe për fëmijët e moshës 5 deri në 11 vjeç.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme