Vivo lanson smartfonin e ri me 128 GB memorie të brendshme

Prishtinë | 02 Kor 2018 | 12:56 | Nga

Kompania e njohur kineze, Vivo, ka lansuar sot smartfonin e ri të quajtur Z1i, i cili është version i përditësuar i Z1. Versioni i ri vjen me tjetër procesor, më shumë memorie dhe kamerën më të mirë për ‘selfie’.

Vivo Z1i vjen me ekran 6.26-inç LCD me raport prej 19:9, procesor Snapdragon 636, 4 GB RAM memorie dhe 128 GB memorie të brendshme me mundësi zgjerimi deri në 256 GB përmes portit hibrid të SIM kartelës, transmeton Koha.net. Po ashtu, Z1i vjen edhe me kamerën kryesore prej 24 megapikselë dhe atë të përparme prej 16 megapikselë, si dhe do të punojë me baterinë prej 3,260 mAh dhe sistemin operativ FunTouch.

Gjithashtu, Vivo Z1i në tregun kinez kushton rreth 245 euro dhe është në dispozicion me ngjyrë të zezë dhe të kuqe. Nuk dihet ende nëse ky smartfon i ri do të jetë në dispozicion edhe për tregjet tjera.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme