Vizatimi mbi 17 000 vjeçar i kangurit në Australi njihet si arti më i vjetër në gur

Prishtinë | 27 Shk 2021 | 11:32 | Nga Ekonomia Online

Një vizatim i një kanguri në perëndim të Australisë njihet si arti më i vjetër në gur në vend, sipas shkencëtarëve, të cilët thonë se nga analizat del se është krijuar para më shumë se 17,000 vjet më parë.

Vizatimi i kangurit është në mesin e një numri gurësh të pikturuar të zbuluar për herë të parë nga hulumtuesit në 1990 në rajonin Kimberly.

Arti i vënë në gurë është nga përpjekjet e para të regjistruara të komunikimit të njeriut, me disa shembuj të vizatimeve të kafshëve që janë gjetur në Sulaëesi, Indonezi, shkruan CNN.

Vizatimi i kangurit daton mes 17,100 dhe 17,500 vjetësh më parë. Është bërë në tavanin e një strehe shkëmbore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme