Vizita e Donfried në Tiranë, reagon ambasadorja amerikane

Prishtinë | 29 Pri 2022 | 17:25 | Nga Ekonomia Online

Ambasadorja Yuri Kim ka reaguar pas vizitës së zëvendës ndihmës Sekretares amerikane të Shtetit për Evropën dhe Euro-Azinë, Karen Donfried në Tiranë.

Në një postim në llogarinë e saj në Twitter, kryediplomatja amerikane shprehet se ishte kënaqësi që të kishim në Shqipëri Donfried e cila u takua me liderët e vendit.

Sipas Kim, këto takime janë të nevojshme për të forcuar demokracinë, mbrojtjen, lidhjet e biznesit, integrimin evropian etj. Po ashtu, sipas ambasadores, vizita shërbeu edhe për të forcuar bashkëpunimin në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, kundër pushtimit rus.

“Shumë punë mbetet për t’u bërë, por në do t’ia dalim nëse ecim së bashku,” shkruan më tej Yuri Kim.

Të ngjashme