Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan sot do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Tiranë, ku pritet të nënshkruhen dhe disa marrëveshje të rëndësishme midis Shqipërisë dhe Turqisë.
Marrëveshjet synojnë të thellojnë marrëdhëniet dypalëshe dhe të forcojnë bashkëpunimin në fusha të rëndësishme si bujqësia, arsimi dhe komunikimi.
Më poshtë janë renditur disa nga këto marrëveshje dhe protokollet që do të firmosen:
Zyrtarët nënshkrues:
Për palën shqiptare: Anila Denaj, Ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Për palën turke: Ibrahim Yumakli, Ministër i Bujqësisë dhe Pylltarisë
Zyrtarët nënshkrues:
Për palën shqiptare: Ogerta Manastirliu, Ministre e Arsimit dhe Sportit
Për palën turke: Erol Ozvar, President i Kryesisë së Këshillit të Arsimit të Lartë të Turqisë
Zyrtarët nënshkrues:
Për palën shqiptare: Alteo Hysi, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë për Media dhe Informim
Për palën turke: Fahrettin Altun, Drejtor i Komunikimit të Presidencës së Turqisë./