Mediat në Kosovë kanë raportuar gjatë ditës se Ramush Haradinaj pas vizitës së parë zyrtare si kryeministër që do ta bëjë në Tiranë, më pas, në një të ardhme të afërt, do ta vizitojë edhe kryeqytetin e Malit të Zi, Podgoricën.
Por, një gjë e tillë është mohuar nga Halil Matoshi, që udhëheq zyrën për media në kryeministri.
Matoshi ka thënë për Klanin se një vizitë e tillë edhe mund të ndodhë në të ardhmen, porse për momentin nuk është se ka orarë të caktaur për këtë punë.
“Vizita në Tiranë do të ndodhë me datën 27, por sa i përketë Podgoricës nuk ka asgjë që mund të konfirmohet. Një vizitë mund të ndodhë në të ardhmen, por tani për tani nuk parashihet”, pohoi Matoshi.
Kosova e Mali i Zi vazhdojnë ta kenë problemin rreth Demarkacionit me Malin e Zi, përkundër se gjithmonë zyrtarërt e të dyja shteteve kanë deklaruar se kanë raporte të mira ndërshtetërore.
Madje kryeministri Haradinaj ka shkaraur komisionin e vjetër dhe ka emëruar një të ri për rishikimin e vijes kuftiare me malaziasit, ndërsa ministri i Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Srdjan Darmanoviq, në një emision televizi ka deklaruar se tashmë çështja e Demarkacionit me Kosovën për Malin e Zi ka përfundaur.