Policia e Kosovës ka raportuar për një rast vjedhje në Drenas, ndërsa lidhur me këtë është arrestuar një i dyshuar.
Vjedhja ka ndodhur më 25 mars, ndërsa personi i dyshuar është arrestuar të enjten.
“Më 02.04.2020 është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar nën dyshimin se në shtëpinë e viktimës mashkull kosovar kishte vjedhur 2300 euro para të gatshme”, thuhet në raport.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.