Policia kanadeze ka arrestuar një të ri që dyshohet se ka vjedhur kriptovaluta me vlerë 36 milionë dollarë.
Policia kanadeze ka gjetur personin e dyshuar, sepse ai përdori një pjesë trë parave për të blerë një video-lojë, raporton CNet.
Agjencitë kanadeze të zbatimit të ligjit kanë punuar së bashku me FBI-në dhe Task Forcën e Krimeve Elektronike të Shërbimit Sekret, sipas një deklarate nga Shërbimi Policor Hamilton.
Deri më tani, autoritetet kanë qenë në gjendje të sigurojnë kriptovaluta të vjedhura me vlerë rreth 5.5 milionë dollarë në këtë rast. Në total, i riu thuhet se ka vjedhur kriptovaluta me vlerë 36 milionë dollarësh.
Sipas policisë kanadeze, thuhet se është përdorur një SWAP i kartës SIM, me të cilën sulmuesi vjedhi numrin e celularit të viktimës dhe kështu mundi të anashkalonte mekanizmat mbrojtës.