Qytetari nga Vushtrria, Berat Mernica ka shkuar sot në stacionin policor për të raportuar vjedhjen e biçikletës së tij, por ka mësuar se vjedhja e biçikletave po ndodhë furishëm.
Në një status në rrjetin social facebook, Merinica ka thënë se vetëm në rajonin e Vushtrrisë janë vjedhur 5 biçikleta.
“Sot para ca minutash u ktheva nga stacioni policor në Vushtrri, ku edhe raportova rastin e vjedhjes së biçikletës sime. Ajo mu vjedh mbrëmë në mesnatë, në oborrin e shtëpisë sime. Sipas policisë së rajonit të Vushtrrisë. Vetëm sot deri në ora 12:30, sipas policisë së rajonit të Vushtrrisë, thanë se janë raportuar mbi 5 raste të vjedhjeve të biçikletave në Vushtrri”, ka shkruar Mernica.