Vjedhje e rëndë në Ferizaj

Prishtinë | 22 Maj 2023 | 10:19 | Nga Ekonomia Online

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur dje në fshatin Dardanit të Ferizajt.

Viktima ka raportuar se dikush ka depërtuar me forcë në shtëpinë e tij të cilën e kanë demoluar dhe kanë vjedhur stoli ari, para kesh dhe një pushkë gjuetie.

“VJEDHJE E RËNDË-Fsh. Dardani, Ferizaj 21.05.2023 – 13:15. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se persona të dyshuar të panjohur kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e tij te cilët kishin demoluar si dhe kanë vjedhur: stoli ari, para kesh dhe një pushkë gjuetie. Rasti është duke u hetuar.”

Të ngjashme