Policia Kosovës gjatë ditës së djeshme ka arrestuar tre të dyshuar, meshkuj, të cilët janë zënë në flagrancë duke vjedhur derivate.
Në rrugën Ahmet Krasniqi, në Prishtinë dy persona të dyshuar janë kapur në flagrancë duke vjedhur derivate në nje pompë të kryeqytetit, me ç’rast policia ka konfiskuar një Golf II me targa vendore në të cilin janë gjetur nëntë kanistra (25 litërshe) të mbushura me naftë.
Dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje. Rasti është duke u hetuar.
“Rr. Ahmet Krasniqi, Prishtinë 12.07.2019 – 01:40. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë pasi që të njëjtit, janë zënë në flagrancë duke vjedhur derivate në një pompë derivatesh. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një veturë Golf II me targa vendore në të cilën kanë qenë nëntë kanistra (25 litërshe) të mbushura me naftë. Dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje. Rasti është duke u hetuar.” thuhet në raportin policorë.