Policia japoneze ka filluar hetimet pas diamanti prej 50 karat që vlen 1,6 milion euro, ishte vjedhur gjatë prezantimit të stolive në Jokohama.
“Diamanti i vjedhur është vlerësuar se kushton 200 milionë jen. Mendoj se është vjedhur nga vitrina ku ishte ekspozuar”, ka deklaruar zëdhënësi i policisë japoneze.
Sipas televizionit publik NHK, vjedhja në qendrën tregtare “Pacifiko” në Jokohama në afërsi të Tokios, e kishte vërejtur një punonjës i qendrës kur pa se vitrina nuk ishte mbyllur siç duhet. E vetëm një orë më herët në këtë vitrinë kishte qenë i ekspozuar diamanti.
Zyrtarët policor kanë bërë të ditur se vetëm ky diamant është vjedhur, ndërsa stoli tjera të shumta që ishin ekspozuar nuk mungojnë.
Ndërkaq ekspozimi i këtyre stolive vazhdon edhe pse në atë lokacion është kryer vjedhja /Telegrafi/