Është realizuar goli i parë i ndeshjes midis skuadrave FK Feronikeli dhe FC Prishtina.
Ishte futbollisti Yll Hoxha ai i cili tundi rrjetën e prishtinasve në minutën e 73’.
Ndërsa pjesa e parë e këtij takimi kishte përfunduar me barazim (pa ndonjë gol të shënuar).
Këtë ndeshje të rëndësishme për futbollin kosovar është duke e ndjekur edhe Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, i cili është ulur në anën e nikoqirëve.
Lexo edhe: Shumë shikues po e përcjellin në sheshin e Prishtinës ndeshjen me Feronikelin.