Shumë shikues po e përcjellin në sheshin e Prishtinës ndeshjen me Feronikelin

Prishtinë | 19 Maj 2019 | 17:43 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shikues të shumtë janë duke e përcjellë nga sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë përballjen e klubit të Prishtinës me Feronikelin në Drenas, ndeshje e xhiros së fundit në Superligë e që do të përcaktojë kampionin e ri në Kosovë.

Në “Rexhep Rexhepi” të Drenasit u janë ofruar biletat për 200 tifozë të Prishtinës, por një numër i madh i qytetarëve tani po e ndjekin ndeshjen direkt përmes ekranit të madh në shesin e kryeqytetit.

Disa nga tifozët e klubit të Prishtinës janë treguar të sigurt që Prishtina do të dal në epërsi, dhe të shënoj fitore.

Tifozi i Prishtinës  Enver Latifi, tha se loja është duke shkuar në drejtimin e duhur dhe që pret fitore 0-1 për Prishtinën.

“Normal që për Prishtinën, tifoz i Prishtinës edhe besoj që Prishtina është në drejtimin duhur, ta shohim, se ishte lojë e tensionuar shumë sepse janë në Drenicë. Besoj se rezultati do të jetë 1-0”, ka përfunduar Latifi

Ndërsa Faton Rusinofci tha se Prishtina do të dal Kampionë në këtë lojë.

“Jemi me rezultat 2-0 për Prishtinën dhe me qenë kampionë, shpresojmë gjithqysh me fitu kampionin”.

Kurse Endrit Shala lojën e përshkruajti si të tensionuar, por që beson në fitore për Prishtinën.

“Jam për Prishtinën, dhe pres që rezultati final me qenë 2-0 edhe pse loja po shkon shumë baraz ama shpresoj për fitore, loja ishte e tensionuar ama shpresoj që pjesën e dytë Feronikeli ka me luftuar më shumë në mbrojtje pasi i duhet vetëm barazimi”.

Njëjtë mendon edhe Arianit Hoxha ku tha se loja ka qenë e tensionuar për shkak se Prishtinës i duhet fitorja ndërsa Feronikelit Barazimi.

Jam për Prishtinën dhe shpresoj që me fitu pasi fitorja ia siguron titullin , loja ka qenë shumë e tensionuar për arsye se fitorja na duhet neve e atyre vetëm barazim, e kemi prit një Feronikel më shumë mbrojtës, se barazimi i duhet, ulja nuk bënë. Pres rezultat minimal 1-0 për shkak loja qysh është duke shku

Të ngjashme