Pas një periudhe prej 4 javësh me acar, vendi ynë do të ndikohet nga masat relativisht të ngrohta të ajrit të cilat vijnë nga pjesa jugore dhe jugperëndimore e kontinentit.
Kështu bëri të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Këto masa të ajrit gjatë javës do të fuqizohen duke krijuar kushte për një mot me diell dhe me vranësira të shpërndara.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -7C deri -2C gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës gjatë kësaj periudhe do të lëvizin ndërmjet 3 gradë deri 7 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga jugu dhe juglindja e lehtë deri mesatare.