Milani vazhdon të punojë për profilin e duhur që do të mbulojë rolin e drejtorit sportiv.
Sipas asaj që shkruan “Sportmediaset”, kuqezinjtë këmbëngulin për Igli Taren, por shqiptari ka një raport tepër të ngushtë dhe më shumë se profesional me Lotiton.
Në fakt, të dy kanë biznes edhe në Shqipëri, nga ajo që ka mësuar Telesport, kështu që shkon përtej futbollit marrëdhënia e tyre. Vetë presidenti i Lazios ka qenë në Tiranë. Kontrata e Tares është deri në vitin 2020, pas rinovimit të fundit.
Por, sipas “Sportmediaset”, oferta që kuqezinjtë kanë përgatitur është dyfish me atë që fiton te Lazio. Më shumë se 3 mln euro në sezon për Taren te kuqezinjtë, ndërsa te Lazion fiton 1,3-1,5 mln euro.
Vështirë që raporti i Tares me Lotiton mund të prishet kështu, teksa plani “B” i Milanit mund të jetë ish-drejtori sportiv i Roma, Frederic Massara.
Sakaq, për trajnerin Giampaolo duhet pritur edhe pak… Megjithatë, kuqezinjtë do të paguajnë një penale të vogël.