Igli Tare vendos për të ardhmen e karrierës së tij

Prishtinë | 27 Pri 2021 | 09:27 | Nga Ekonomia Online

Igli Tare do të vazhdojë të jetë pjesë e Lazios, aty ku mban rolin e drejtorit sportiv.

Kohët e fundit emri i shqiptarit është lidhur me klubin e Bundesligës, Eintracht Frankfurt, me këta të fundit që kishin pasur kontakte me Taren, duke i propozuar rolin e drejtorit sportiv te klubi i tyre.

Megjithatë një marrëveshje mes palëve nuk është arritur dhe Taren nuk do e shikojmë te klubi gjerman.

Ai ka vendosur të vazhdojë projektin te klubi i Lazios ku qëndron prej vitesh dhe është shumë i lumtur.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme