Vjen reagim i kabinetit të Osmanit për 24 hektarët: Publikut i servohen sllogane patriotike, realiteti doli nga goja e Rashiq

Prishtinë | 09 Mar 2026 | 00:03 | Nga Ekonomia Online

Meliza Haradinaj, këshilltare e Presidentes Vjosa Osmani, ka reaguar pasi ministri Nenad Rashiq tha se Kurti i kishte dhënë 24 hektarë Manastirit të Deçanit për shkak të tij.Haradinaj tha se kjo çështje prek sovranitetin e Kosovës dhe nuk mund të trajtohet si favor personal mes kryeministrit dhe ministrave.

Ajo tha se Serbia në Kosovë synon modelin “Mount Athos”, si rast një territor me autonomi të veçantë brenda shtetit të Greqisë, ku një strukturë kishtare ushtron kompetenca të gjera vetëqeverisëse.

Të ngjashme