DJ Dagz u eliminua mbrëmë nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, Big Brother VIP.
Ai ishte banori i dytë që u largua, pas këngëtares Xheisara që ishte në nominim me Egzonën dhe Tanin.
Pak pas largimit, ai ka bërë një reagim në rrjete sociale duke i falënderuar të gjithë për përkrahjen.
Postimi i plotë i Dagz (pa ndërhyrje):
“Faleminderit të gjithëve – për përkrahjen dhe dashurinë.
Kjo eksperiencë nuk përshkruhet me fjalë.
Fitova shumë më shumë, se sa e paramendoja.
Faleminderit Arbana Osmani për fjalët, të cilat më kanë vërtetuar se qëllimin tim e kisha arritur.
Faleminderit Big Brother VIP për mundësinë, për të qenë banor i shtëpisë më të madhe në Shqipëri.
Me respekt,
DJ DAGZ”