Vjen reagimi i Enver Hoxhajt pas vendimit të Kushtetueses

Prishtinë | 22 Dhj 2020 | 08:18 | Nga Ekonomia Online

U.d i kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Ai ka publikuar një fotografi nga fushata e PDK-së në zgjedhjet e fundit.

“Mirëmëngjes”, ka shkruar Hoxhaj.

Gjykata Kushtetuese mbrëmë ka vendosur pro kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje rreth vlefshmërisë së votës së deputetit Etem Arifi për zgjedhjen e Qeverisë Hoti, me çka edhe zyrtarisht vendi do të shkojë drejt zgjedhjeve të reja të parakohshme.

Vota e deputetit Etem Arifi që ishte vendimtare për zgjedhjen e Qeverisë Hoti më 3 qershor.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme