Momentalisht në shtëpinë e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqit, janë duke kryer bastisje zyrtarë të EULEX-it.
Përveç në shtëpinë e Krasniqit, Specialja ka njoftuar se bastisje janë duke u bërë edhe në disa lokacione tjera.
Tashmë bastisjet kanë disa orë që kanë nisur, derisa, ka ardhur reagimi edhe nga familja e Krasniqit.
Djali i vëllait të Krasniqit, Arian Krasniqi e ka quajtur këtë operacion “Defilim padrejtësie”.