Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mori pjesë në mbledhjen e Stabilizim-Asociimit e cila u zhvillua në Bruksel ku të pranishëm ishin përfaqësuesit e lartë të vendeve evropiane.
Ajo që ka rënë në sy dhe është komentuar në media ishte paraqitja e Kosovës me fusnotë, veprim ky që ishte kritikuar ashpër në të kaluarën nga vetë Kurti.
Në lidhje me raportimin në media ka reaguar sekretari për Media dhe Komunikim në Lëvizjen Vetëvendosje, Arlind Manxhuka.
Ai ka thënë se kjo nuk është përgjegjësi e Kurtit, por pasojë e qeverive të kaluara që e kanë lënë si barrë.
“Po të ishte VV që nga ajo kohë në pushtet nuk do të kishte as fusnotë e as marrëveshje që flasin për rregullim të brendshëm. Duhet parë cka thoshte ky portal e të tjerë në protestën tonë që kishim ndaj kësaj marrëveshje”.
“Pra, Lëvizja VETËVENDOSJE! që ishte kundër kësaj marrëveshje dhe se koha e dëshmoi se ajo nuk është fluskë bore duan t’ja hedhin koston vetëm pse e kemi kundërshtuar, pra nuk e shikojnë fusnotën në raport me Republikën, por vec në raport me VV-në. Pasojat që i kanë lënë Kurtit nuk janë përgjegjësi e tij, përkundrazi qeveria aktuale po bën përpjekje për të dalë nga logjika e fusnotës.Po të ishte VV që nga ajo kohë në pushtet nuk do të kishte as fusnotë e as marrëveshje që flasin për rregullim të brendshëm. Duhet parë cka thoshte ky portal e të tjerë në protestën tonë që kishim ndaj kësaj marrëveshje”, ka shkruar Manxhuka.