Komisioni Qendror Zgjedhor ka shpjeguar se a do të shpallet i pavlefshëm vota nëse votohet kreu i VV-së, Albin Kurti.
Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, në formularin e rezultateve nuk bartet vota e dhënë ndaj Kurti, por vetëm kandidatëve të certifikuar.
“Pra, nëse një subjekt politik ka të certifikuar 4 kandidatë dhe në fletëvotim janë shënjuar 5 numra, në FLLK evidentohen këto 5 shënjime, por ato nuk barten të gjitha në Formularët e Rezultateve të Kandidatëve. Në këta formularë bartën vetëm votat e kandidatëve të certifikuar” ka thënë Elezi
Pra në bazë të kësaj fletëvotimi nuk shpallet i pavlefshëm, por votat nuk numërohen për Kurtin.
Kujtojmë që Albin Kurti, nuk është verifikuar nga KQZ si kandidat për deputet.
Por LVV vazhdon të kërkoj votën e qytetarëve edhe për Kurtin.