Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar rezultatet e Anketës së Mbeturinave të Trajtuara (AMT) për vitin 2015.
Sasia e mbeturinave të grumbulluara në deponitë e Kosovës sipas Anketës së Mbeturinave të Trajtuara në vitin 2015 është 329 369 tonë.
Rezultatet e kësaj ankete tregojnë se mbeturinat e gjeneruara nga kompanitë, që e bëjnë riciklimin e mbeturinave janë: Inputi gjithsej 19 107 tonë, ose 34%; outputi gjithsej 19 090 tonë, ose 34%; eksporti gjithsej 16 791 tonë, ose 29%; Mbeturinat e trajtuara në vend, gjithsej 1 799 tonë, ose 3%.
Si mbeturina, që grumbullohen nga kompanitë, që merren me riciklim të mbeturinave, dhe pastaj që eksportohen, përqindjen më të lartë e kanë metali dhe plastika, ku metali është 85.6% dhe plastika 13.6%.