Vjosa Osmani dekreton 23 gjyqtarë të rinj

Prishtinë | 25 Jan 2021 | 14:58 | Nga Ekonomia Online

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani në pajtim me propozimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, ka dekretuar sot 23 gjyqtarë të rinj.

Kryesuesi i KGjK-së, Skënder Çoçaj, iu uroi mirëseardhje gjyqtarëve duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim në funksion të forcimit të sistemit të drejtësisë në vend.

Çoçaj ka kërkuar nga gjyqtaret e rijnë përkushtim dhe përgjegjësi të lartë.

Duke u bazuar në ligjet në fuqi, kandidatët për gjyqtarë para se të dërgohen tek Presidentja për emërim, i janë nënshtruar procesit të zgjedhjes, proces të cilin e ka udhëhequr KGjK.

Gjyqtarët e rinj të emëruar sot, do të shpërndahen nëpër shtatë gjykatat themelore të Republikës së Kosovës. /Telegrafi

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme