Për të dytën herë me radhë në zgjedhjet parlamentare, Vjosa Osmani është deputetja më e votuar në Kosovë. Pavarësisht se ishte renditur e 81-ta në listën e LDK-së për deputetë, Vjosa Osmani thotë së në zgjedhjet e 11 qershorit mori rreth 65 mijë vota.
Në një intervistë për KTV-në, ajo thotë se votuesi e shpërbleu me votë, duke qenë konsistente në qëndrimet e saj kundër koalicionit me PDK-në.
Pavarësisht dallimeve në programe, deputetja Osmani thotë se LDK-ja duhet të bëjë koalicion me Vetëvendosjen, për ta lënë PDK-në në opozitë. Duke qenë se koalicioni PDK-AAK-Nisma ka 39 deputetë, Osmani beson se ky koalicion nuk mund ta krijojë qeverinë.
Nëse dështon koalicioni PAN për formimin e qeverisë, deputetja Osmani thotë se presidenti Hashim Thaçi duhet t’ia japë mandatarin për formimin e qeverisë koalicionit që i ka numrat.
http://www.dailymotion.com/video/x5s3h05_v-osmani_news