Ekonomia Online
FUNDIT

Vjosa Osmani do koalicion me Vetëvendosjen (Video)

Vjosa Osmani do koalicion me Vetëvendosjen (Video)

Për të dytën herë me radhë në zgjedhjet parlamentare, Vjosa Osmani është deputetja më e votuar në Kosovë. Pavarësisht se ishte renditur e 81-ta në listën e LDK-së për deputetë, Vjosa Osmani thotë së në zgjedhjet e 11 qershorit mori rreth 65 mijë vota. Në një intervistë për KTV-në, ajo thotë se votuesi e shpërbleu […]

Për të dytën herë me radhë në zgjedhjet parlamentare, Vjosa Osmani është deputetja më e votuar në Kosovë. Pavarësisht se ishte renditur e 81-ta në listën e LDK-së për deputetë, Vjosa Osmani thotë së në zgjedhjet e 11 qershorit mori rreth 65 mijë vota.

Në një intervistë për KTV-në, ajo thotë se votuesi e shpërbleu me votë, duke qenë konsistente në qëndrimet e saj kundër koalicionit me PDK-në.

Pavarësisht dallimeve në programe, deputetja Osmani thotë se LDK-ja duhet të bëjë koalicion me Vetëvendosjen, për ta lënë PDK-në në opozitë. Duke qenë se koalicioni PDK-AAK-Nisma ka 39 deputetë, Osmani beson se ky koalicion nuk mund ta krijojë qeverinë.

Nëse dështon koalicioni PAN për formimin e qeverisë, deputetja Osmani thotë se presidenti Hashim Thaçi duhet t’ia japë mandatarin për formimin e qeverisë koalicionit që i ka numrat.

http://www.dailymotion.com/video/x5s3h05_v-osmani_news

Të ngjashme