Ekonomia Online
FUNDIT

Vjosa Osmani mbledh Kryesinë e Kuvendit, vendoset për seancën konstitutive

Vjosa Osmani mbledh Kryesinë e Kuvendit, vendoset për seancën konstitutive

Kryesia e Kuvendit të Kosovës është mbledhur për të diskutuar mbi përgatitjet për seancën konstituive të legjislaturës së tetë të dalë nga zgjedhjet e 14 shkurtit, raporton Ekonomia Online. Seanca konstituive pritet që të mbahet më 22 mars. Osmani, në pajtueshmëri me Kushtetutën e Kosovës dhe legjislacionin në fuqi, pas certifikimit të rezultateve nga KQZ-ja, […]

Kryesia e Kuvendit të Kosovës është mbledhur për të diskutuar mbi përgatitjet për seancën konstituive të legjislaturës së tetë të dalë nga zgjedhjet e 14 shkurtit, raporton Ekonomia Online.

Seanca konstituive pritet që të mbahet më 22 mars.

Osmani, në pajtueshmëri me Kushtetutën e Kosovës dhe legjislacionin në fuqi, pas certifikimit të rezultateve nga KQZ-ja, ka caktuar për datën 22 mars seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, në orën 10:00, teksa përgatitjet për mbajtjen e saj do të kryhen konform procedurave në fuqi.

Një ditë më parë Osmani dhe lideri i LVV-së, Albin Kurti kanë takuar përfaqësuesit e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për tu konsultuar lidhur me formimin e institucioneve.

Osmani dhe Kurti pritet gjatë javës t’i vazhdojnë takimet edhe partitë tjera.

Të ngjashme