Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se nuk do të pranojnë të bëhen bashkë me PAN-in për ta shkarkuar Glauk Konjufcën nga pozita e kryetarit të Kuvendit.
Përveç kësaj ajo ka thënë se LDK-ja nuk do të marrë ndonjë inicitaive për ta shkarkuar Konjufcën nga pozita e të parit të Kuvendit.
Këto deklarata Osmani i ka bërë sot për gazetarët nga selia e LDK-së.
Ajo gjithashtu ka potencuar se është optimiste në arritjen e marrëveshjes me Vetëvendosjen për koalicion qeverisës.
Letra dërguar Kryetarit të LDK-së, Mustafa, të cilit Kryetari i LVV-së, Kurti, i bën thirrje të heq dorë nga largimi i z. Konjufca nga kreu i Kuvendit dhe e fton të rikthehet në tryezën e bisedimeve për marrëveshje për qeverinë e përbashkët