Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, pritet të mos e udhëheqë seancën e sotme të jashtëzakonshme, kur do të hidhet në votim Qeveria Hoti.
Osmani dje propozoi një qeveri teknike si fazë transitore deri në zgjedhjet e reja me Murat Jasharin në krye të saj, raporton klankosova.
Sipas të njëjtave burimeve, as nënkryetarja e Kuvendit që vjen nga radhët e VV-së, Arbërie Nagavci, nuk do ta drejtojë këtë seancë.