Me ftesë të Parlamentit, Presidentes së Lituanisë dhe organizatës ‘WomenPoliticalLeaders -WPL’, deputetja Vjosa Osmani, Kryetare e Komisionit për Punë të Jashtme po përfaqëson Kuvendin e Kosovës në Samitin Global të Grave në Politikë.
Gjatë këtyre dy ditëve, mbi 200 deputete nga 80 shtete kanë diskutuar për rritjen e rolit të Parlamenteve në arritjen e barazisë gjinore, rolin e grave në çështje të paqes e sigurisë, fuqizimin politik dhe ekonomik të grave dhe shumë tema të tjera.
Deputetja Osmani kishte mundësi të takojë Presidenten e Lituanisë, Dalia Grybauskaité dhe të bisedojë me të për përkrahjen e Kosovës në organizata shumëpalëshe. Ajo po ashtu është takuar edhe me shumë delegacione të shteteve të tjera, përfshirë deputete nga Indonezia, Kenia, Bolivia, Pakistani, Maroko, si dhe deputete e senatore nga shtetet anëtare të BE-së.