Kryetarja e Kuvendit dhe njëherësh ushtruesja e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të folur për festen e Krishtlindjes.
Edhe kjo festë e Krishtlindjes, sikurse në çdo vit tjetër e gjen Kosovën në një pikë të lartë të harmonisë fetare.
Harmoninë fetare dhe respektimin e feve dhe kulturave të ndryshme e ka vënë në pah edhe U.D së presidentit, Vjosa Osmani.
Osmani me anë të një postimi në profilin e saj privat në Facebook ka treguar se natën e Krishtlindjes e priti në shtëpinë se zonjës Greta Kaçinari, ndërsa nga aty uroi të gjithë bashkëqytetarët e krishterë.
Postimi pa ndërhyrje i Vjosa Osmanit:
Në natën e Krishtlindjes isha mysafire në shtëpinë e zonjës Greta Kaçinari, e cila e hapi zemrën dhe derën me një mikpritje tejet të ngrohtë e miqësore nga ku i përcollëm urimin për Krishtlindje të gjithë bashkëqytetarëve tanë të krishterë. Me të ngremë dolli dhe kujtuam edhe kompozitorin e madh Gjergj Kaçinarin, i cili la një trashëgimi të pasur muzikore.
Festat fetare na mbajnë bashkë çdoherë, ndaj edhe kësaj here, urimet më të ngrohta dhe gëzuar për jetë e mot Krishtlindjen!