Me duartrokitje e brohoritje është pritur Vjosa Osmani, nga anëtarë e përkrahës të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në një tubim në Lipjan.
Pavarësisht se ishte përfshirë në listë për deputetë në momentin e fundit, Osmani duket se gëzon përkrahje të madhe te anëtarësia e LDK-së.
Shumë aktivistë të kësaj partie, të mbledhur në një restorant në Lipjan, e kanë shfrytëzuar rastin të fotografohen e përshëndeten me gruan më të votuar në zgjedhjet e fundit.
Në tubim kanë folur kryetari partisë, Isa Mustafa, dhe kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti. Por jo dhe Osmani, megjithëse u kërkua nga disa.
Kryetari i Degës në Lipjan, Imri Ahmeti, tha se Vjosa do ta ketë rastin të flasë në tubime të tjera.