Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, është rikthyer në Kuvend pas izolimit ku rezultoi e infektuar me koronavirus.
Posa i kthye ajo u përplas me ministren e Financave, Hykmete Bajrami.
Kjo përplasje u bë në seancën e jashtëzakonshme që po mbahet në Kuvendin e Kosovës për votimin e Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike.
“Ju mund t’i interpretoni punët tuaja, por rregulloren e Kuvendit e interpretoj unë”, iu drejtua Osmani, ministres Bajrami.