Gati një orë i ka që ka filluar mbledhja e kryesisë së LDK-së, ku do të vendoset për emrin që kjo parti do të propozojë për kryeministër.
Në takim ende nuk ka shkuar nënkryetarja e partisë dhe kryeparlamenarja, Vjosa Osmani.
Osmani është deklaruar kundër një koalicioni me AAK-në, Nismën, AKR-në dhe minoritetet.
Ditë më parë ajo madje ka deklaruar se ka disa herë që nuk janë duke i bërë ftesë në mbledhje të partisë.
Kreu i LDK-së, Isa Mustafa është i propozuari i parë i partisë me nominimin e të cilit janë dakorduar edhe strukturat.
Megjithatë, Mustafa ende nuk ka vendosur se a do të jetë i nominuari për kryeministër.
Përveç Mustafës, ambicie për të marrë këtë post ka shprehur dje edhe nënkryetari tjetër i partisë, Lutfi Haziri.
Haziri tha se ka disa kushte nëse partia ia kërkon që të jetë kryeministër.
Gjithashtu, janë përmendur edhe emrat e dy zyrtarëve të lartë të kësaj partie, Avdullah Hotit dhe Kujtim Shalës.