Ekonomia Online
FUNDIT

Vjosa Osmani takon presidentin e Tunizisë

Vjosa Osmani takon presidentin e Tunizisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me homologun e saj në Tunizi, Kais Saied. Ajo këtë e bëri të ditur me anë të një postimi në Facebook, teksa tha se takimi u bë në kuadër të hapjes së punimeve të Samitit të Frankofonisë. “Sot, në hapje të punimeve të Samitit të Frankofonisë, i cili […]

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me homologun e saj në Tunizi, Kais Saied.

Ajo këtë e bëri të ditur me anë të një postimi në Facebook, teksa tha se takimi u bë në kuadër të hapjes së punimeve të Samitit të Frankofonisë.

“Sot, në hapje të punimeve të Samitit të Frankofonisë, i cili mbledh krerët e shteteve anëtare, u mirëprita nga Presidenti i Tunizisë, të cilin e falënderova për mikpritjen. Gjatë dy ditëve, samiti do të diskutojë për vlerat e përbashkëta, diversitetin kulturor e gjuhësor dhe promovimin e lirive e të drejtave njerëzore”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Të ngjashme