Presidenti rus, Vladimir Putin, i cili njihet si i apasionuar pas lojës së hokejt, mbrëmë ka organizuar një lojë festive tradicionale me zyrtarë të tjerë qeveritarë dhe ish-yje të NHL.
Në pamjet e publikuara, shfaqet Putin ku luan gjatë sezonit festiv.
“Nuk kam plane të veçanta, do të jem këtu në Moskë. Pastaj do të shoh, ndoshta do të luaj sërish hokej apo të bëj ski”-tha udhëheqësi rus për kanalin televiziv Rusia 24.
Pjesë e takimit të zhvilluar në Sheshin e Kuq të Moskës ishin edhe Ministri i Mbrojtjes Sergej Shoigu dhe ish-veteranët e NHL, Pavel Bure dhe Viacheslav Fetisov.