Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Tiranë, Romana Vlahutin, është shprehur sot se zbatimi i Vetting-ut do nisë nga zbatimi brenda dy javëve.
Reforma në drejtësi është më e rendësishmja ka thënnë ajo, ndërsa deklaroi se deri në fund të vitit do të nisë punën edhe Prokuroria e Posaçme ose siç njihet ndryshe SPAK-u.
“Reformat do të sjellin një cilësi jete për popullin shqiptar në rrugën drejt BE. Në fakt e kam thënë këtë gjë shumë herë në të kaluarën, unë vij nga një vend që e ka kaluar procesin e afrimit, procesi i shndërrimit ndodh gjatë gjithë asaj rruge, pra gjatë gjithë rrugëtimit”.
“Shqipëria po përjeton një moment shumë të mirë. Reforma në drejtësi, e cila është reforma më impenjiative dhe më komplekse, është gati për t’u zbatuar me procesin e Vetting-ut brenda dy javëve ku do të ngrihet Prokuroria Speciale deri në fund të vitit”, u shpreh Vlahutin.