Vlera e Bitcoinit bie nën 10 mijë dollarë për herë parë në dy javë

Prishtinë | 17 Kor 2019 | 09:43 | Nga Ekonomia Online

Kriptomonedha më e madhe në botë Bitcoin, ra me 11 për qind nën kufirin e 10 mijë dollarëve për herë të parë pas dy javësh pasi senatorët amerikanë u shprehën kundër planeve të Facebookut për kriptovalutën Libra.

Aktualisht Bitcoin vlerësohet me 9,500 dollarë, një rënie me 11 për qind në 24 orët e fundit.

Rënia vjen pak pasi David Marcus, shefi i Blockchain në Facebook që do të mbikëqyrë edhe projektin Libra, u përgjigj përpara Komitetit Bankar të Senatit.

Gjatë dëshmisë së Marcus, senatorët amerikanë thanë se Facebook mund të jetë çmendur të besojë se njerëzit kanë për të përqafuar kriptovalutën Libra si para zyrtare.

Libra u prezantua në ditët e para të muajit qershor dhe menjëherë ndikoi në rritjen e vlerës së Bitcoinit që ngrit deri në 14 mijë dollarë.

Megjithatë komentet negative të politikanëve dhe autoriteteve financiare në mbarë botën në lidhje me Libra bënë që edhe vlera e Bitcoin të luhatej vazhdimisht.

Po ashtu, vlera e Bitcoinit ra pas kritikave të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump për kriptovalutat, veçanërisht për kriptovalutën Libra. 


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme