Në kuadër të Konferencës së CorrWatch, është mbajtur edhe paneli “Rekrutimi sipas Ligjit të Ri për Zyrtarët Publik- Efikasiteti dhe meritokracia”. Disa e konsideruan të dëmshëm e disa të mangët, ndërsa pozitat me ushtrues detyre po shihen si kancer i administratës publike, raporton Ekonomia Online.
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, tha se e sheh me shumë rrezik këtë Ligj, ndërsa nuk heziton që ta sfidojë edhe në instanca më të larta.
Ai bëri thirrje Qeverisë që të heqë dorë nga Ligji i ri për zyrtarët publik.
“E para me e dimë që reforma në Administratë Qendrore dhe sundimi i ligjit janë dy kërkesat e BE-së që për Kosovën janë shumë të rëndësishme për të hapur kapituj. Këtë aspekt raporti i progresit i vitit 2023 ka shpreh se ligji për zyrtarët publikë duhet të jetë mbi parimet e administratës publike moderne. Këtë aspekt thirrja ime për qeverinë është se sa më shpejt duhet të rregullohet një koncept dokument, me hekë dorë prej një kapje ligjore të shërbimit civili të Kosovës. Këtë rrugëtimin tonë duhet të merren parasysh edhe komente e partnereve. Shqetësimet e partnerëve duhet që të merren parasysh. Ku i kam problem më të mëdhaja në ligj, e para lidhet me legjitimitetin. Ky ligj nuk ka legjitimitete. Në hartimin e këtij ligji nuk është përfshirë as një koment i trupës së zyrtarëve publik. Loja më këtë shtylle të shteti të Kosovës është lloj për perspektiven moderne të këtij vendi”, u shpreh ai.
“Kosova ka një kontratë me BE, ajo është MSA, ku janë disa kritere që të ecim përpara drejt integrimit Evropian. Standardet e BE-së nuk janë përfshirë në këtë. As kush prej zyrtarëve civil në këtë ligj nuk ka siguri. Siguria juridike e zyrtarëve të lartë është e rrezikuar me këtë ligj. Nesër mu bë unë ministër nuk ka do ta lejoj me ndryshu këtë ligj, do të më thonë se ti je më i mençur se Albin Kurti”, ka thënë ai.
Kryetari i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, Arben Mehmeti, deklaroi se mbajtja e pozitave me ushtrues detyre konsiderohet si “kancer” i administratës publike.
“Ne si institucion i pavarur Kushtetues e kemi edhe mandatin me ushtru mbikëqyrje në legjislacionin për shërbimin civil. Në raportin e progresit kemi dal të suksesshëm. Tash ju e dini se ne si institucion edhe ligji ka kalu në Kuvend është në Gjykatën Kushtetues edhe tash duhet të jepet verdikti, normal që do ti këtë efekte e veta edhe të zyrtarët publik. Nëse mbesin dispozita në këtë ligj që ju referohen zyrtarëve publikë e që më ngritjen e konflikti administrativ ndaj vendimit të Këshillit, rikthemi standardit të vendimmarrjes së zyrtarëve publik nëse nuk gaboj 3.3 ka qenë një mesatarë që vendoset ndaj zyrtarëve në procese gjyqësore”, ka thënë ai.
“Unë e kuptoj që vendimmarrja e shpejt ka mundësi me pengu institucione të ndryshme duke përfshirë edhe institucione politike. Në anën tjetër nëse i lihet Gjykatës i kalon mandati zyrtarit publik ose një pozite të caktume, rrezikon me kriju pasiguri të madhe edhe juridike në shumë çështje. Ne kemi pasur si këshill vendimmarrje, kemi anuluar konkurs. Çështjet janë serioze. Kemi pasur takimi edhe me ministrin e Punëve të Brendshme por që deri tani nuk ka asgjë. Është kancer i administratës publike kjo puna e ushtruesve të detyrës nëpër institucione”, ka thënë ai.
Naser Shamolli, Hulumtues i lartë në GLPS, ka thënë se te rekrutimi i zyrtarëve publik nuk janë duke ditur që të rekrutojnë njerëz sipas meritës.
Për këtë ai bëri thirrje që të merren masa.
“Jemi në sfidë që ta humbim dita ditës në që në bazë të praktikave, tregu ndërkombëtar menxi nuk pret ti marr punëtoret. Për Zhvillimi në karrierë u keqinterpretuar. Cila është rruga përpara, parimet janë të sakat dhe goxha korrekt, te rekrutimi dhe zhvillimi në karrierë bëjnë thirrje që ta kenë meritën dhe të njëjtën ta sigurojnë në praktikë. Te rekrutimi nuk jemi duke ditur që të rekrutojmë njerëz sipas meritës”, ka thënë ai.