Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Arber Vllahiu, ka vizituar vend-punimet e ndërtimit të Kolektroit të Ujit në Shkabaj.
Ai ka kritikuar ashpër kryetarin aktual Shpend Ahmetin, duke thënë se nuk është i aftë për t’i kryer punët siç duhet.
“Shpend Ahmeti, ka qenë në pushtet 4 vite dhe nuk e ka zgjidhur asnjë problem të Prishtinës. Brenda, kësaj periudhe kohore, e ka humbur një shans dhe mundësi të mirë për ta ndihmuar qytetin e Prishtinës, dhe për ta kthyer në një qytet urban të zhvilluar”, ka thënë Vllahiu, raporton EkonomiaOnline.
Vllahiu ka thënë se është e pafalshme qysh Shpendi e ka nenglizhuar qytetarin e Prishtinës, totalisht, andaj duhe ta përfundojë misionin e tij.
“Shpend Ahmeti duhet ta përfundojë misionin e tij, pasi që është i pamundur për të, ai nuk ka kapacitet e as forcë e as aftësi të i kryej obligimet që ka pasur”, ka thënë Vllahiu.