Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu, ka pritur në takim një grup të grave të Prishtinës, nëna vetëushyese, dhe me gjendje jo të mirë sociale.
Vllahiu tha se dëgjoi hallet e këtyre grave, që janë reale, për të cilat deri më tani nuk është përkujdesur askush t’iu gjejë zgjidhje, raporton Ekonomia Online.
“Problemet janë të shumta, të grumbulluara me vite edhe neve duhet që t’i zgjidhim tash. Nuk ka më premtime, ka zgjidhje. Unë iu thashë këtij grupi të grave të Prishtinës se e ardhmja e tyre do të jetë e barabartë me secilin qytetar të Prishtinës”.
“Rastet sociale do të trajtohen me urgjencë, duke gjetur zgjidhje edhe për shtëpitë e banesat e tyre. Për nënat vetëushqyese do të krijohet një fond i veçantë në Komunën e Prishtinës për t’iu dhënë atyre një mbështetje institucionale”, shtoi Vllahiu.
Ai premtoi se do të gjendet një zgjidhje e menjëhershme për të përkrahur ato ndërmarrje që nisen nga gratë dhe punësojnë gra. “U përmend këtu rrobaqepësi… Këto biznese do të lirohen nga taksat dhe do të subvencionohen”.